Sport

Reagimi "i zemëruar" i Verstappen në Japoni – Red Bull shpallet kampione bote!

Dinamik ishte reagimi i Max Verstappen për vendin e 5-të që zuri në Singapor dhe dominoi plotësisht Grand Prix-in e Japonisë, duke marrë fitoren e 13-të në kampionatin e këtij viti dhe duke i dhënë kampionatin për konstruktorë Red Bull-it.

24 Shtator 2023, 18:12 Nga DOSJA

Reagimi "i zemëruar" i Verstappen në Japoni – Red Bull

JAPONI - Kampioni holandez u rikthye fuqishëm dhe prerë në majë, teksa u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit për herë të 13-të në 16 garat e maratonës së Formula 1 të këtij viti.

Max Verstappen ishte dominuesi absolut, duke ruajtur pozicionin e parë që kishte nga titulli dhe... duke e transferuar interesin në “betejën” që u zhvillua pas tij. Atje...fitues ishin dy McLaren. Lando Norris ishte i shkëlqyer dhe zuri vendin e dytë për Grand Prix-in e dytë radhazi, ndërsa pas tij përfundoi “piloti” tjetër i skuadrës britanike, Oscar Piastri, i cili u ngjit në podium për herë të parë në karrierën e tij.

What a result for @McLarenF1 ????????#F1 #JapaneseGP pic.twitter.com/tK0D230gty
— Formula 1 (@F1) September 24, 2023

I riu australian i rezistoi presionit të bërë nga Charles Leclerc, ndërsa më tej ishte Lewis Hamilton, i cili pas kontaktit me Perezin në fillim, mundi të rikthehej dhe të përfundonte në vendin e 5-të, përpara Carlos Sainz.

“Piloti” tjetër i Mercedes, George Russell e përfundoi garën në vendin e 7-të, ndërsa dhjetëshja e parë u “mbyll” nga Fernando Alonso, Esteban Ocon dhe Pierre Gasly.

The points scorers at Suzuka ????????#F1 #JapaneseGP pic.twitter.com/nFj1FosiDu
— Formula 1 (@F1) September 24, 2023

Rënia e flamurit me kuadrate i gjeti mekanikët e Red Bull duke festuar titullin e konstruktorëve pasi diferenca me pjesën tjetër të skuadrave nuk mund të mbyllet në gjashtë Grand Prix të ardhshëm, ndërkohë që gara e adhshme është më 8 tetor në Katar.

BACK-TO-BACK WORLD CONSTRUCTORS' CHAMPIONS!! ???? #F1 pic.twitter.com/oIZ6ZHNZhZ
— Oracle Red Bull Racing (@redbullracing) September 24, 2023

Renditja e pilotëve të Çmimit të Madh të Suzukas:
Reagimi "i zemëruar" i Verstappen në Japoni – Red Bull

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll