Sport

Harry Kane, në librat e historisë së Bayernit me vetëm pesë ndeshje në Bundesligë

Harry Kane-it iu deshën vetëm disa ndeshje në Bundesligë për të bërë histori, pasi u bë lojtari i parë i Bayern-it që shënon 7 gola në ndeshjet e tij të para në ligën gjermane.

24 Shtator 2023, 12:00 Nga DOSJA
Harry Kane, në librat e historisë së Bayernit me vetëm

GJERMANI - Bayern shpenzoi mbi 100 milionë euro verën e kaluar për lëvizjen e Harry Kane nga Tottenham. Dhe duket se gjithçka është justifikuar, sulmuesi anglez ka arritur që në ndeshjet e tij të para me bavarezët, jo vetëm për të lumturuar tifozët, por të ndërtojë legjendën e tij.

Dëshmi në ndeshjen e Bundesligës kundër Bochum, pasditen e së shtunës në "Allianz Arena" për ndeshjen e 5-të, me Kane që shënoi në minutën e 13-të (me një driblim me këmbën e djathtë brenda zonës), në të 54-ën (me një penallti) dhe në të 88-ën me një kërcim në zonën e vogël dhe të bëjë histori.

Dhe kjo, sepse me ‘hat-trick’-un e tij të parë si lojtar i Bayernit, ai arriti shtatë gola në pesë ndeshjet e para të Bundesligës dhe u bë lojtari i parë me 7 gola në pesë ndeshjet e tij të para me bavarezët, duke lënë pas Gerd Müller, Miroslav Klose dhe Mario Mandzukic, të cilët kanë shënuan 5 gola në po aq ndeshjet e tyre të para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll