Sport

Lucescu: “Lojtarët po tremben gjithnjë e më shumë nga lufta në Ukrainë. Pas disa shpërthimeve, ata duan të largohen”

Trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea Lucescu ka shënuar një fitore të re në Ukrainë, e dyta radhazi.

24 Shtator 2023, 12:30 Nga DOSJA
Lucescu: “Lojtarët po tremben gjithnjë e më shumë nga

UKRAINE - Dinamo e Kievit, skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur rumun, Mircea Lucescu, ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi ka mposhtur LNZ Cherkasy me rezultatin 4-2, në javën e 8-të të kampionatit ukrainas.

Skuadrës së Kievit iu deshën vetëm tre minuta për të hapur rezultatin, me Volodymyr Brazhko që shënoi. Në pjesën e dytë, vendasit barazuan me penalltinë e realizuar nga Vitaliy Boyko, por Andriy Yarmolenko do të rikthente avantazhin për formacionin e "Il Luce".

Pas vetëm katër minutash, skuadra nga kryeqyteti i Ukrainës do të rriste avantazhin me ndihmën e një gjuajtjeje nga 11 metra, penallti të cilën e realizoi Vitaliy Buyalskyy.  Pryadun ngushtoi deficitin për vendasit, por Voloshyn gjithashtu do të shënonte për t'u siguruar që Cherkasy nuk kishte asnjë mënyrë për të ndryshuar rezultatin.

Pas ndeshjes, trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea Lucescu, u ndal edhe në çështjen e luftës në Ukrainë, i cili la të kuptohej se lojtarët kanë filluan të frikësohen gjithnjë e më shumë.

“Nuk është problem të transferosh dikë, por t’i mbash futbollistët e sapoardhur. Për shembull, Nigel Lonwijk pranoi të luante te Dinamo, por pas disa shpërthimeve, ai shprehu dëshirën për t'u larguar. Familja e tij në Holandë këmbëngul që ai të heqë dorë.

Kemi lojtarë të mirë dhe u jap mundësi të rinjve të luajnë. Malysh, Bilovar, Diallo dhe Ramadan morën minuta. Problemi më i madh është se kemi ende shumë lëndime, Vivcharenko, Shepelev, Tymchyk dhe Shaparenko, të cilët shpresoj të shërohen në dy javët e ardhshme.

Përveç kësaj, problemi ishte edhe me Popovin, i cili së fundmi është dëmtuar shpesh.  Hyn në 3-4 ndeshje, pas të cilave dorëzohet, trupi nuk e ndihmon të performojë për periudha më të gjata. U kërkova lojtarëve të shënonin sa më shpejt. Ata ia dolën, vetëm ne nuk mundëm ta mbyllnim lojën, humbëm mjaft mundësi dhe e bëmë të vështirë ndeshjen për veten tonë”,- deklaroi Mircea Lucescu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll