Sport

Guardiola kritikon Rodrin: "Unë edhe mund të marr një karton të verdhë, ai jo"...

Pep Guardiola u zemërua me kartonin e kuq direkt të Rodrit kundër Nottinghamit, i cili la Cityn për pothuajse të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak.

24 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
Guardiola kritikon Rodrin: "Unë edhe mund të marr një karton

ANGLI - Rodri konsiderohet nga shumë, si mesfushori më i mirë në botë për momentin, por për Pep Guardiolën nuk është. 

Të paktën për pasditen e së shtunës, me katalanasin e e habitur sesi lojtari i tij u përfshi në një grindje me Gibbs-White dhe u largua nga fusha në minutën e 46-të e ndeshjes kundër Nottingham për ta lënë me 10 lojtarë Man.Cityn. Ndaj ai nuk ka ngurruar për ta kritikuar publikisht për sjellja e tij, në përfundim të ndeshjes fitimtare (2-0) nga “Qytetarët”.

"Ne luajtëm një lojë të shkëlqyer në pjesën e parë. Në pjesën e dytë loja jonë ishte e shkëlqyer për qëndrueshmëri dhe punë, sepse luajtëm 51, 52 minuta me 10 lojtarë kundër 11-tëve, kështu që nuk ishte e lehtë. Ne ishim fantastikë,"- tha për ndeshjen kundër Nottingash, trajneri e kampionëve të Anglisë dhe Europës, për t'i kushtuar më pas disa fjalë... edhe Rodrit.

"Shpresoj që ai të mësojë nga ajo që ndodhi. Rodri duhet të kontrollojë veten dhe emocionet e tij. Këtë duhet të bëjë. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mund të marrë karton të verdhë, pasi unë nuk luaj.

Lojtarët në fushë duhet të jenë të kujdesshëm. Sonte Rodri nuk është mesfushori më i mirë në botë... Nuk e kontrolloi dot veten.

Së shpejti do të jem edhe unë në tribunë, sepse po marr shumë kartona të verdhë (ai mori një në pjesën e parë kundër Nottinghamit)”,- tha katalanasi, i cili zbuloi se Rodri u kishte kërkuar falje bashkëlojtarëve për kartonin e kuq që mori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll