Sport

FOTO/ Rashford, i përfshirë në një aksident! Ylli i United përplaset me një parapet...

Marcus Rashford (25 vjeç) ishte titullar për Manchester United në ndeshjen ndaj Burnley, e cila përfundoi me rezultatin 1-0, për javën e gjashtë në Premier League.

24 Shtator 2023, 14:30 Nga DOSJA
FOTO/ Rashford, i përfshirë në një aksident! Ylli i United

ANGLI - Pas ndeshjes, ylli i “Djajve të Kuq” u kthye me makinë në Mançester, por pshtë përplasur me makinë gjatë rrugës për në shtëpi nga baza stërvitore e Carrington. Marcus Rashford ka pësuar një aksident menjëherë pas ndeshjes me Burnley-n

Sipas shtypit britanik, Rashford hyri në një parapet me shpejtësi, megjithëse në zonë ishte e ndaluar më shumë se 50 km/h. Futbollisti zotëron një Rolls Royce Wraith të vlerësuar në mbi 700.000 euro, e dëmtuar rëndë pas përplasjes. 

Sulmuesi i Manchester United është tronditur keq nga përplasja, por nuk është lënduar rëndë dhe është në gjendje të mirë. Policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje, por Rashford nuk u dërgua në spital. 

Në vendin e aksidentit ka mbërritur me shpejtësi edhe Bruno Fernandes, kapiteni i Manchester United, i cili ka dashur të sigurohet që anglezi të jetë në rregull. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll