Sport

Pep Guardiola në gjurmët e “magjistarit”, që ka shënuar 483 gola në 86 ndeshje…

Manchester City është vazhdimisht në kërkim të lojtarëve të rinj të talentuar dhe premtues.

24 Shtator 2023, 13:30 Nga DOSJA

ANGLI - Kampionia në fuqi e Anglisë i ka vënë syrin një shprese të re futbolli, vetëm 15-vjeçar, i cili aktualisht luan për ekipin U-19 të AC Milanit. Francesco Camarda është një sulmues i pastër dhe shifrat e tij flasin vetë. Adoleshenti u promovua nga AC Milan Youth këtë verë për shkak të paraqitjeve të tij. 

Pavarësisht moshës së tij të re, Camarda tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë dhe mes tyre është edhe Manchester City, siç shkruan “Calcio Mercato”. 

Për futbollistin e ri është interesuar edhe Borussia Dortmund, por zyrtarët e AC Milanit janë të bindur se mund ta mbajnë atë në klub. Italianët kanë planifikuar tashmë një takim me përfaqësuesit e tij kur ai të mbushë 16 vjeç për të propozuar një marrëveshje të re.

Sulmuesi italian me 483 gola në 83 ndeshje 

Pep Guardiola në gjurmët e “magjistarit”, që ka

Francesco Camarada premton të jetë një emër që premton dhe kjo në kontekstin ku shifrat që ai ka arritur deri në këtë moshë janë krejtësisht të pabesueshme. Duke luajtur në kategoritë më të ulëta, sulmuesi arriti një rekord të rrallë. Sipas raportimeve për të, futbollisti i ri arriti të shënonte hiç më pak se 483 gola në 86 ndeshje edhe para se të mbushte 13 vjeç. 

Sulmuesi ka luajtur edhe në kombëtaret e të rinjve të Italisë, duke filluar nga U-15 e deri tek U-17, ku luajti në gusht, duke shënuar tre gola në tre ndeshje të luajtura. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll