Sport

Nuk e grumbullojnë me kombëtaren, Talisca: “Po filloj të mendoj se nuk jam brazilian...”

Sulmuesi i Al Nassr u la përsëri jashtë skuadrës së ‘Canarinhas’ edhe pse ka një formë të mire sportive

24 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Nuk e grumbullojnë me kombëtaren, Talisca: “Po filloj të

ARABIA SAUDITE - Ndryshe nga Neymar, i cili pavarësisht se është transferuar në Arabinë Saudite vazhdon të thirret në kombëtare, sulmuesi Anderson Talisca u la sërish jashtë listës së skuadrës braziliane. 

Në një moment të mirë te Al Nassr, ish-lojtari i Benfica-s vite më pare, përfundoi duke reaguar ndaj thirrjes së re të ‘Canarinhas’ me ironi në rrjetet sociale.

“Po filloj të mendoj se unë nuk jam brazilian”,- ka shkruar lojtari 29-vjeçar, i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime në dhjetë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll