Sport

Pochettino për Enzon: "Nuk flet anglisht, prandaj nuk mund të jetë kapiten. Mund të gaboj, por ky është mendimi im"

Trajneri argjentinas preferon që në këtë fazë, Conor Gallagher ta ketë këtë status. Kjo edhe pse argjentinasi ende nuk flet mirë anglisht

24 Shtator 2023, 10:30 Nga DOSJA
Pochettino për Enzon: "Nuk flet anglisht, prandaj nuk mund të

ANGLI - Enzo Fernández ka treguar gjithmonë aftësi drejtuese mbi mesataren, madje ai mori edhe shiritin e kapitenit të Chelsea në një ndeshje të fundit, por ai do të duhet të presë për t'u ngjitur përgjithmonë në hierarkinë e ‘Bluve’. 

Zbulimi është bërë nga trajneri Mauricio Pochettino, i cili ka shpjeguar edhe në një konferencë për shtyp, pse ka vendosur t'ia lërë këtë status Reece James, Ben Chilwell apo Conor Gallagher.

“Për të sqaruar, mendoj se ishte Thiago që i dha (shiritin) Enzos (në ndeshjen kundër West Ham), por ai ka pasur vështirësi me anglishten e tij. Nëse duhet të komunikoni me arbitrin dhe duhet të flisni për gjithçka, mendoj se Conor mund ta bëjë këtë detyrë në mënyrë perfekte.

Unë preferoj Conor përpara Enzo, sepse Conor mund të flasë anglisht normalisht. Unë nuk mendoj se Enzo është ende gati për të qenë kapiten. Nuk është vetëm çështje karakteri, personaliteti apo profili. Është domosdoshmëri të komunikosh me njerëzit dhe, nëse nuk mund të flasësh gjuhën, nuk mund të jesh kapiten, apo jo? Nuk e di, mund të gabohem, por ky është mendimi im”, tha argjentinasi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll