Sport

Guardiola bën shaka: "Haaland mund të kishte shënuar tashmë 15 gola, nuk më zë gjumi me rastet që ai po humb"

Pep Guardiola ka bërë shaka për rasteve të humbura të Erling Haaland dhe ka theksuar se norvegjezi mund të kishte shënuar dy herë më shumë gola deri më tani.

23 Shtator 2023, 14:30 Nga DOSJA
Guardiola bën shaka: "Haaland mund të kishte shënuar

ANGLI - Erling Haaland ka luajtur në tetë ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar shtatë herë, mirëpo Pep Guardiola që sugjeron se norvegjezi mund të kishte shënuar dy herë më shumë gola për Manchester Cityn.

Me shaka ai tha për mundësitë e humbura të Haaland-it se e kanë bërë të mos flejë. "Ai kishte raste të jashtëzakonshme dhe mund të kishte shënuar 14 ose 15 gola. Kjo do të thotë se ne po luajmë mirë. Unë gjithmonë ndjej se ekipi po ecën mjaft mire, bazuar në numrin e rasteve që ka Erling.

Kur nuk ka pjesëmarrje në aksion, diçka nuk shkon me situatën dhe dinamikën tonë. Nuk mund të fle për mundësitë e humbura. Këshilla ime është të mos e kritikoni shumë Erlingun. 

Gjykoni mbrojtësin e krahut, qendërmbrojtësin apo trajnerin, por asnjëherë sulmuesin që shënon gol, sepse ai do ta bëjë atë dhe atëherë do të jeni në gjendje t'i kërkoni falje."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll