Sport

Ronaldo: “Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët të më thonë: “Cristiano ke mbaruar!”...

Ylli portugez shënoi dy herë në fitoren e Al Nassr kundër Al Ahli dhe deklaroi se ndihet shumë i motivuar.

23 Shtator 2023, 12:30 Nga DOSJA
Ronaldo: “Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët të

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo shënoi dy gola teksa Al Nassr mposhti 4-3 Al Ahlin. Ylli portugez arriti 9 gola në gjashtë ndeshje këtë sezon në Ligën Saudite dhe vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ​​edhe në moshën 38-vjeçare. Në fund të ndeshjes, ai vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe përforcoi se ndihej shumë i motivuar.

"Unë ende e dua futbollin, pavarësisht moshës time. Më pëlqen të luaj, të shënoj gola dhe të fitoj ndeshje. Do të vazhdoj derisa këmbët të më thonë 'Cristiano, ka mbaruar'. Ndihem mirë, ende mund ta ndihmoj skuadrën", tha ai.

Ronaldo shënoi në minutën e 4-t dhe përsëriti këtë në të 52-ën, pas asistimit të brazilianit Talisca, i cili gjithashtu shënoi dy gola, në minutat 17 dhe 45+6, ndërsa Kessie (30’), Mahrez (50’) dhe Al Brikan (87’) shënuan golat e mikpritësve.

Me fitoren, Al Nassr mbetet në vendin e pestë në Ligën e Arabisë Saudite, me 15 pikë, ndërsa kundërshtari është i gjashti me po aq pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll