Sport

“Djajtë e Kuq” të pakënaqur me Ten Hag, kontaktojnë me Zinedin Zidan...

Ka pretendime se fillimi i dobët i Man.Unitedit po pengon edhe përpjekjet e familjes Glazer për të shitur klubin

23 Shtator 2023, 14:00 Nga DOSJA
“Djajtë e Kuq” të pakënaqur me Ten Hag,

ANGLI - Man. United thuhet se ka kontaktuar me Zinedin Zidan, i cili shihet si favorit për të zëvëndësuar trajnerin holandez Erik ten Haag, i cili kohët e fundit e ka vënë në dyshim pozicionin e tij. “Djajtë e Kuq” kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon, gjë që ka ndezur alarmin brenda sallës së këshillit.

Në të vërtetë, ka pretendime se fillimi i dobët i Man.Unitedit po pengon edhe përpjekjet e familjes Glazer për të shitur klubin. Si i tillë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po mendon për largimin e Ten Haag dhe sjelljen e një trajneri të ri.

Sipas mediumit “OkDiario”, United ka piketuar ish-trajnerin e Real Madridit, Zidan, pasi dyshimet po rriten mbi pozicionin e Ten Haag. Ky medium shton gjithashtu se janë bërë edhe kontakte me Zidane për të zëvendësuar Ten Haag nëse rezultatet e United vazhdojnë me këtë trend. Ndryshe, Man.United ka tentuar dy herë më parë për Zidanen, por është refuzuar nga francezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll