Sport

E FUNDIT! Derbi kryeqytetit më 19 tetor, Partizani-Tirana në “Air Albania Stadium”

Ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në FSHF, kanë vendosur që derbi i kryqytetit të zhvillohet të martën, më 19 shtator në “Air Albania”.

23 Shtator 2023, 13:14 Nga DOSJA
E FUNDIT! Derbi kryeqytetit më 19 tetor, Partizani-Tirana në

TIRANE - Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana, kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për t’u luajtur më 26 shtator, të spostohet për 19 tetor 2023, që t’i japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll