Sport

Real Madridi “mbretëron” në Evropë…

Skuadra ‘los blancos’ është skuadra e vetme në pesë ligat kryesore që ka fituar të gjitha ndeshjet e saj këtë sezon

23 Shtator 2023, 12:00 Nga DOSJA

SPANJE - Nuk mund të kërkosh më shumë në këtë fillim sezoni te Real Madridi, për sa i përket  rezultateve. Skuadra ‘los blancos’ ka luajtur 6 ndeshje dhe të gjitha kanë përfunduar me fitore për bardhezinjtë (pesë ndeshje kanë qenë në La Liga dhe një në Kupën e Evropës kundër Unión Berlinit).

Për të matur suksesin e skuadrës së Carlo Ancelottit, është e dobishme të krahasohen rezultatet e tyre me ato të skuadrave të tjera në 5 ligat kryesore evropiane. Real Madrid është i vetmi klub në këto kompeticione, që ka fituar të gjitha ndeshjet e tij zyrtare këtë sezon.

Real Madridi “mbretëron” në Evropë…

As Man.City, as Bayern dhe as Inter nuk barazohen me të

Real Madrid ka mbetur e vetme në listën e skuadrave që numëron ndeshje me fitore, pasi Interi barazoi në ditën e parë të Champions League ndaj Real Sociedad. Italianët kryesojnë Serinë A pas katër fitoreve, por ata humbën pikët e para të sezonit të mërkurën mbrëma kundër skuadrës së Real Sociedadit.

Diçka e ngjashme ndodh edhe me Manchester Cityn në Angli. Skuadra e 'Qytetarëve' ka fituar të gjitha ndeshjet e saj në Premier League, por nuk ka mundur të kapërcejë një barazim (dhe humbjen e mëvonshme me penallti) në ndeshjen e parë të kësaj fushate kundër Arsenalit në Community Shield.

Klube të tjera të mëdha si Bayern Munich, PSG apo Barcelona, kanë shënuar pikë në disa ndeshje në kompeticionin e tyre vendas. Në fakt, skuadra pariziane nuk është as në mesin e katër më të mirëve në Ligue 1, pasi ka fituar vetëm dy ndeshje nga pesë të zhvilluara.

Real Madridi “mbretëron” në Evropë…

Një rekord i pazakontë…

Vështirësia për të arritur këto rezultate shihet edhe në të dhënat historike të vetë klubit ‘los blancos’. Në shekullin e 21-të, Real Madridi ka fituar vetëm gjashtë ndeshjet e para dy herë (sezonin e kaluar dhe 2009/2010).

Si paradoks, në asnjërën nga fushatat e më parshme, Real Madridi nuk ka arritur të fitonte titullin e ligës apo Kupën e Europës. Këtë vit, djemtë e Ancelottit do të përpiqen të thyejnë këtë statistikë dhe të vazhdojnë serinë e fitoreve. Pengesa e radhes: Atlético Madrid në “Civitas Metropolitano”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll