Sport

Witsel dhe 'arratisjet' në Arabinë Saudite: "Unë shkova në Kinë kur isha 27 vjeç..."

Mesfushori belg thotë, se është normale që lojtarët duan të largohen për "para"

23 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
Witsel dhe 'arratisjet' në Arabinë Saudite: "Unë

SPANJE - Axel Witsel ka qenë gjithmonë një lojtar që nuk e ka problem t'i thotë gjërat drejtpërdrejt dhe këtë të premte, në një intervistë për “Radio Marca” e ka treguar sërish këtë, kur ka folur për 'arratisjen' e fundit të lojtarëve nga Europa në Arabinë Saudite. 

Për temën që lindi në lidhje me kalimin e Yannick Carrasco në futbollin arab, mesfushori belg 34-vjeçar i Atletico Madridit kujtoi se ai vetë e ka ndjekur këtë rrugë, në këtë rast kur u largua nga Zenit për t'iu bashkuar skuadrës kineze Tianjin Quanjian.

"Unë fola me të (Carrasco) pak, sepse më thirri për shkak të dëmtimit të Lemar. Ai është shumë mirë dhe i lumtur atje. Të gjithë kemi rrugën tonë. Nuk do të them se është keq të shkosh në Arabinë Saudite, sepse unë shkova në Kinë në moshën 27-vjeçare.

Për mua, Yannick i bëri gjërat mirë. Kina ishte një përvojë e jetës, sigurisht që ne shkojmë atje për para. Nuk duhet të shpikim dhe të themi se është për projektin sportiv. Është e vërteta, Yannick e bëri këtë dhe gjithçka është në rregull për mua”,- deklaroi lojtari belg, i cili këtë të dielë do të jetë një nga armët e Atletico Madridit për të sulmuar Real Madridin në derbin e kryeqytetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll