Sport

"MBAROI!" Spanja mposhti Suedinë, në ndeshjen e parë pas Botërorit dhe polemikave

Suedia për femra u mund 3-2 nga Spanja, në ndeshjen e parë të grupit 4 të Ligës A të Nations League. Takimi filloi me një pankartë e shfaqur nga lojtaret para ndeshjes, ku shkruhej: “Mbaroi!”

23 Shtator 2023, 13:30 Nga DOSJA
"MBAROI!" Spanja mposhti Suedinë, në ndeshjen e parë

SPANJE - Kombëtarja e Spanjës fitoi këtë të premte në transfertë ndaj Suedisë (3-2), në takimin e parë pas fitimit të Botërorit 2023 për femra dhe polemikës që shkaktoi puthja e ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, ndaj kapitenes Jenni Hermoso.

Spanja bëri vetëm tre ndryshime në 11-shen në krahasim me finalen e Kupës së Botës, kundër Anglisë, duke vënë në pah mungesën e Jenni Hermoso, e cila ishte në qendër të polemikave që çuan në largimin e Rubiales, pasi ai kishte dhënë një puthje jo konsensuale futbollistes.

Në Goteborg, në raundin e parë të Grupit 4 të Ligës A të Kombeve, Magdalena Eriksson kaloi nordikët në avantazh në minutën e 23-të, por spanjolet u kthyen me Athenea Del Castillo (38’) dhe Eva Navarro (77’). Lina Hurtig (82’) barazoi për suedezet, por Mariona Caldentey (90’+6) i dha fitoren kampioneve të botës, me një penallti.

Para takimit, të dy skuadrat mbajtën një tabelë ku shkruhej “Mbaroi”, duke kujtuar polemikën me Rubiales.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll