Sport

Kritika ndaj Asllanit për paraqitjen e dobët në Champions, Inzaghi vendos për mesfushorin kuqezi!

Pavarësisht rezultateve të mira të arritura nga Inzaghi dhe fakti se mesfushori shqiptar nuk hyn tek të preferuarit e tij

23 Shtator 2023, 13:44 Nga DOSJA
Kritika ndaj Asllanit për paraqitjen e dobët në Champions,

ITALI - Kristjan Asllani është një thesar i madh për Interin dhe Shqipërinë. Pavarësisht rezultateve të mira të arritura nga Inzaghi dhe fakti se mesfushori shqiptar nuk hyn tek të preferuarit e tij, drejtuesit e Interit vendosën që të mos e lëviznin Asllanin nga klubi pasi besojnë shumë te ai.

I detyruar nga ky presion, Inzaghi e aktivizoi nga minuta e parë lojtarin e Kombëtares në përballjen me Sociedad, atje ku nuk zhvilloi një paraqitje të mirë. Megjithatë Asllani pritet që të jetë titullar edhe kundër Empolit në Serinë A, atje ku me siguri Kristjani do të reagojë dhe do t’i tregojë të gjithëve vlerat që zotëron.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll