Sport

ZYRTARE/ Vincenzo Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë...

Debutimi i trajnerit italian do të jetë më 12 tetor, kundër Kroacisë

21 Shtator 2023, 18:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Vincenzo Montella, trajneri i ri i kombëtares së

TURQI - Këtë të enjte, Federata Turke e Futbollit ka konfirmuar italianin Vincenzo Montella, si trajnerin e ri të kombëtares së saj. 

Ish-sulmuesi 49-vjeçar është zëvendësuesi i Stefan Kuntz në këtë rol dhe do të debutojë më 12 tetor, kundër Kroacisë, në kualifikimet për “Euro 2024”.

Skuadra turke zë vendin e dytë në grupin D, të cilin e kryeson Kroacia, ku bëjnë pjesë edhe Letonia, Armenia dhe Uellsi.

Për dy vitet e fundit, Montella ka qenë në Adana Demirspor dhe më parë ka trajnuar Fiorentinën (dy herë), Sevillen, Milanin, Sampdoria, Fiorentinën, Catanian dhe Romën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll