Sport

Shqipëria trondit Botën me pikët e fituara në shtator… Rekord në renditjen e FIFA-s

Shtatori sjell një rekord të ri për Shqipërinë në renditjen botërore të FIFA-s. Kuqezinjtë ngjiten në 3 vende, ndërsa Kosova zbret dy shkallë.

21 Shtator 2023, 15:29 Nga DOSJA

ZVICER - Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores në “Air Albania” me Poloninë, Shqipëria është ngjitur me 3 shkallë në renditjen globale, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 62-të në botë. Por për t’u theksuar është fakti se rezultatet e muajit që po lëmë pas, kanë sjellë edhe një rritje rekord për sa i përket pikëve, me 20.08 të tilla për këto dy ndeshje.

Nëse i hedh një sy renditjes së fundit të FIFA-s, kupton se Shqipëria ka rritjen më të madhe në pikë për këtë muaj nga të 207 skuadrat kombëtare që janë pjesë e renditjes së FIFA-s, një aspekt ku jemi të parët në botë për këtë muaj.

Edhe pse bëhet fjalë për një të dhënë statistikore, ky është me të vërtetë një detaj historik për një kombëtare që po bën historinë edhe në fushën e blertë, ku është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në histori, në finalet e Euro “Gjermani 2024”, një mision ku vendimtare do të jetë edhe sfida e 12 tetorit me Çekinë.

Shqipëria trondit Botën me pikët e fituara në

Ndërkohë, për sa i përket Kosovës, shtatori nuk ka qenë i suksesshëm për “Dardanët”. Barazimi me Zvicrën në shtëpi dhe humbja 2-0 në transfertë me Rumaninë, kanë bërë që Kosova të humbasë dy vende në renditjen botërore, duke u klasifikuar aktualisht në vendin e 111-të në botë, nga i 109-ti ku ndodhej një muaj më parë.

Shqipëria trondit Botën me pikët e fituara në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll