Sport

Argjentina e Leo Messit vazhdon ende në krye të klasifikimit të FIFA-s, ndiqet nga Franca dhe Brazili… Ja renditja e “Top 10”

Renditja mujore e FIFA-s, e përditësuar këtë të enjte, ka ngrirë kreun e renditjes botërore: Argjentina është e para, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

21 Shtator 2023, 15:55 Nga DOSJA
Argjentina e Leo Messit vazhdon ende në krye të klasifikimit të

ZVICER - Renditja mujore tradicionale e FIFA-s është bërë publike këtë të enjte dhe ka pak ndryshime, në krahasim me atë të gushtit. Argjentina, kampione e botës 2022, vazhdon të jetë ende në krye përpara Francës, me Brazilin që zë vendin e 3-të në podium.

Tetë vende evropiane janë në “Top 10”, gjë që nuk është rasti për Gjermaninë (e 15-ta, dhe për këtë arsye humbi edhe një vend në krahasim me muajin e kaluar). Maroku, gjysmëfinalist i Kupës së Botës së kaluar, humbi dy vende dhe tani gjendet i 13-ti.

Ja dhe renditja e dhjetëshes së parë është: 1. Argjentina, 2. Franca, 3. Brazili, 4. Anglia, 5. Belgjika, 6. Kroacia, 7. Holanda, 8. Portugalia, 9. Italia, 10. Spanja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll