Sport

Myler minimizon “sherrin” në ndeshjen e Bayern: “Nuk e di nëse u puthën...”

Goretzka dhe Upamecano patën një mosmarrëveshje në fushë, të cilin e panë të gjithë

21 Shtator 2023, 17:42 Nga DOSJA
Myler minimizon “sherrin” në ndeshjen e Bayern: “Nuk e di

GJERMANI - Bayern Munich mposhti Manchester United (4-3) dje në shtëpi, në ndeshjen e pare të Champions League. Por një mosmarrëveshje mes Goretzka dhe Upamecano në fundin e lojës, nuk i shpëtoi vëmendjes të pranishmëve në “Allianz Arena”.

Qendërmbrojtësi bëri një pasim të rrezikshëm për Kimmich, i cili përfundoi duke humbur topin dhe Goretzka qortoi francezin, i cili nuk e la të kalonte episodin dhe iu përgjigj me “passion”.

Lojtarët diskutuan dhe bënë gjeste para të gjithëve, por Thomas Myler, i cili më në fund u pyet për temën, e minimizoi çështjen. “Ka pasur një mosmarrëveshje të vogël”,- ka pranuar ai, duke konfirmuar më pas se gjithçka është zgjidhur. 

"Nuk e di nëse ka pasur një puthje, por të paktën ka pasur një shtrëngim duarsh në fushë. Mund të ketë një mosmarrëveshje momentale, por duhet të siguroheni që gjërat të mos shkojnë shumë larg." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll