Sport

"Duhet të pyesim trajnerët që nuk e donin João Félix, se çfarë mendojnë tani për të"...

Ish-ndërkombëtari Paulo Futre theu heshtjen për kalimin e portugezit te Barcelona

21 Shtator 2023, 17:29 Nga DOSJA
"Duhet të pyesim trajnerët që nuk e donin João

SPANJE - Gjatë merkatos së transfertave, Paulo Futre refuzoi të komentonte lëvizjen e João Félix te Barcelona, ​​por tani ka vendosur të thyejë heshtjen e tij me kritika të ashpra ndaj klubeve, që nuk donin të nënshkruanin me portugezin.

“Ajo që ndodhi mes Félix-it dhe Simeone-s ka ndodhur tashmë mijëra herë mes një trajneri dhe një ylli. Këto janë probleme që janë pjesë e futbollit mes trajnerit dhe lojtarit, por ajo që nuk është normale tani, është se disa trajnerë të konsideruar si më të mirët në botë e bënë këtë, nuk donin João Félix, as si huazim dhe as praktikisht falas.

Duhet t’i pyesim këta trajnerë fenomenalë që as nuk e donin João se çfarë mendojnë tani për të që është te Barcelona”,- tha ai në një prononcim për gazetën spanjole ‘La Razón’.  

Paulo Futre, megjithatë, nuk donte të zbulonte nëse e dinte për interesimin e klubeve të tjera për João Félix, por la dyshimin: "Një ditë gjithçka do të dalë në dritë në lidhje me çështjen e João-s. Eduardo (duke pyetur gazetarin), unë dua të qëndroj i qetë, por ju jeni një gazetar dhe nëse bëni një kërkim të vogël, do të konfirmoni për atë që unë pyes."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll