Sport

Anglezi Souness nuk e kursen mesfushorin francez Pogba: "Eshtë një idiot dembel"...

Ish-lojtari dhe trajneri anglez i rikthehet kritikave për mesfushorin francez, Paul Pogba

21 Shtator 2023, 13:58 Nga DOSJA
Anglezi Souness nuk e kursen mesfushorin francez Pogba: "Eshtë

ITALI - Paul Pogba po kalon një situatë të komplikuar te Juventusi… Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e mesfushorit francez dhe ai ka dale edhe pozitiv në një test antidoping. Në Angli, Graeme Souness nuk e harron kohën e lojtarit te Manchester United dhe i la kritika të forta në podkastin e 'Second Captains'.

“Ai është një i ri jashtëzakonisht i talentuar, duhet të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë”,- ka nisur duke thënë ish-futbollisti. "Por ai është dembel. Shikoni vetëm se si ai i ekzekuton penalltitë. Ai gjithmonë dëshiron të jetë ylli i shfaqjes."

“Nëse je dembel në ndeshje, duhet të jesh dembel edhe në stërvitje. Si mund të garosh kështu?”,- vijoi ish-trajneri i Benficas, duke u siguruar që të mos tregohet i padrejtë në kritikat ndaj francezit.  "Jo për një nano-sekondë, jo. Ai është një idiot dembel."

Mos harroni, se në raste të tjera, Souness kishte vënë në dyshim edhe faktin nëse Paul Pogba kishte një "tru futbolli".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll