Sport

“Rashford? Ah, më dukej sikur kishte një frigorifer në shpinë, kur kthehej prapa”...

Ish-mbrojtësi Stuart Pearce, nuk e kurseu sulmuesin e “Djajve të Kuq” në komentet e tij në lidhje me ndeshjen e Man.United në Champions League në Munich.

21 Shtator 2023, 13:20 Nga DOSJA
“Rashford? Ah, më dukej sikur kishte një frigorifer në

ANGLI - Humbja e Manchester United ndaj Bayern Munich (4-3) e intensifikoi edhe më shumë krizën e rezultateve që po kalon skuadra angleze dhe komentuesit nuk i kursyen “Djajtë e Kuq”. 

Në rolin e opionistit, Stuart Pearce e shkatërroi Marcus Rashford në komentet e tij për ndeshjen në radio “talkSPORT”. Por sulmuesi nuk ishte objektivi i vetëm i ish-mbrojtësit të Anglisë.

“Duke vrapuar për t’u kthyer prapa, më dukej sikur kishte një frigorifer në shpinë”,- konsideroi Pearce, duke kritikuar paraqitjen e dobët në mbrojtje të sulmuesit anglez dhe Casemiros.  “Manchester United është nën presion, sepse shumë nga lojtarët e tyre po struken”.

“Nuk e di se çfarë i tha Onana, Maguire në verë, por ka ardhur koha për t'i kthyer të gjithë në linjë këtu. Jo vetëm në anën e pasme, në të gjithë ekipin. Ka shumë lojtarë që po zhduken dhe kjo është shqetësuese. United ka aq pak ritëm, saqë ata ishin me fat që Bayern nuk ishte më agresiv”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll