João Félix dhe kalimi te Barça: "Hoqa dorë nga një shumë e konsiderueshme parash"
SPANJE - João Félix e ka një fillim të mirë të sezonit te Barcelona me tre gola dhe një asistim në tre ndeshje. ...
Mbrëmë, me fitoren "in extremis" në Champions League, italiani shtoi më tej epërsinë karshi Zidane.
SPANJE - Italiani Carlo Ancelotti mbërriti te Real Madridi në vitin 2013 me një objektiv: "Décima" (Championsin e dhjetë)! Një synim që e përmbushi.
Në vitin e tij të parë, ai e bëri Real Madridin kampion të kompeticionit më elitar kontinental për klubet, duke fituar dopietë (Kupën e Mbretit dhe Champions League).
Që nga ai moment, Ancelotti bëri një vend në zemrat e të gjithë “merenguesve”. Megjithëse u shkarkua në vitin 2015, nga presidenti Florentino Pérez, i cili e kishte të qartë se çfarë duhet të bënte kur Zidane vendosi t’i jepte fund kohës si trajner i Real Madridit (2021): alternative ishte gati, të kthente italianin.
Zinedine Zidane ka qenë padyshim një nga trajnerët më të rëndësishëm në historinë e Real Madridit. Kur "Zizou" mori drejtimin e “los blancos” në sezonin 2015-2016, e ndryshoi fytyrën e ekipit të bardhë dhe fitoi Champions League, duke mposhtur Atlético Madridin në finale.
Më vonë do të shtonte edhe dy Champions League në "palmaresin" e Real Madridit, në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018. Francezi gjithashtu fitoi dy La Liga, dy Botërorë për Klube, dy Superkupa Evropiane dhe dy Superkupa Spanjole në krye të pankinës së real Madridit. Ai u largua nga klubi mbretëror madrilen me gjithsej 172 fitore si trajner.
Në ndeshjen e së dielës së kaluar, mes Real Madridit dhe Real Sociedad, Carlo Ancelotti e kaloi francezin, për t’u bërë trajneri i dytë me më shumë fitore te “los blancos” edhe pse ende larg liderit, Miguel Muñoz, një legjendë në "Bernabeu", që ka një total prej 357 fitore me skuadrën e bardhë.
Mbrëmë, me fitoren "in extremis" në Champions, italiani shtoi më tej epërsinë karshi Zidane. Gjithsesi, Ancelotti përballet me një handikap këtë sezon. Në verë humbi referencën e tij në sulm, Karim Benzema, dhe tani ka disa dëmtime të rëndësishme për t’i përballuar ndeshjet e para të La Ligas dhe Champions League.
E megjithatë, me ardhjen e Bellingham, trajneri italian Carlo Ancelotti ka mundur t’i kapërcejë vështirësitë e futbollit dhe të krijojë një sistem të ri lojërash, që po i japin Real Madridit rezultate befasuese.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - João Félix e ka një fillim të mirë të sezonit te Barcelona me tre gola dhe një asistim në tre ndeshje. ...
ITALI - Paul Pogba po kalon një situatë të komplikuar te Juventusi… Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e mesfushorit francez dhe ai...
ANGLI - Humbja e Manchester United ndaj Bayern Munich (4-3) e intensifikoi edhe më shumë krizën e rezultateve që po kalon skuadra ...
ANGLI - I pyetur për postin e trajnerit të Gjermanisë, pas shkarkimit të Hansi Flick, Jürgen Klopp garanton se nuk do të largohet ...
SPANJE - Skandali i zbuluar me videot e seksit në WhatsApp, ku përfshihen katër lojtarë të rinj të Real Madridit,&n...
BRAZIL - Ylli brazilian i cili për herë të fundit në Europë lunate me Olimpiakosin në Greqi, sot aktivizohet në Brazil me sku...
ITALI - Interi shkëlqeu në derbin ndaj Milanit në fundjavë, shkatërroi rivalët e përjetshëm 5-1, teksa përball&eu...
BELGJIKE - Nathan Van Hooydonck, çiklisti belg i Jumbo-Visma, u detyrua t’i japë fund karrierës së tij, pasi më 12 shtator p&eu...
ANGLI - UEFA Europa League nis një sezon të ri që premton emocione e spektakël këtë të enjte. Kompeticioni kontinental n&eu...
KOSOVE - Skuadra e Ballkanit është nisur për në Çeki ku do të nisë fazën e grupeve në Uefa Conference League. Nde...