Sport

Klopp refuzon Gjermaninë, ai mendon për Liverpoolin: “Zemra ime është këtu...”

I pyetur për postin e trajnerit të kombëtares së Gjermanisë pas shkarkimit të Hansi Flick, tekniku Jurgen Klopp garanton se nuk do të largohet nga “Reds”.

21 Shtator 2023, 13:07 Nga DOSJA
Klopp refuzon Gjermaninë, ai mendon për Liverpoolin: “Zemra ime

ANGLI - I pyetur për postin e trajnerit të Gjermanisë, pas shkarkimit të Hansi Flick, Jürgen Klopp garanton se nuk do të largohet nga Liverpool. Trajneri e rinovoi kontratën vitin e kaluar deri në vitin 2026 dhe përdori një shprehje kurioze për të kujtuar atë ditë.

"Zemra ime është këtu... në Liverpool. Nuk mund të shkurtosh vetëm tetë vjet. Kam nënshkruar një kontratë dhe, me sa mbaj mend, nuk jam droguar apo lidhur, as nuk më është dashur të nënshkruaj me gojën time. Ishte një vendim i lirë”,- tha Klopp në pritje të duelit kundër LASK. 

"Ne po ndërtojmë Liverpool 2. Duam të sulmojmë përsëri titullin dhe të mos shohim sa do të zgjasim. Unë jam besnik ndaj Liverpool-it", thekson trajneri.

Julian Nagelsmann a është kandidati më i fortë për të marrë rolin e trajnerit? "Juliani është një zgjidhje e shkëlqyer, sepse ai është një trajner i madh. Unë do të isha shumë i lumtur me këtë",- thotë ai.

Liverpooli luan sot në Austri ndeshjen e parë në Europa League që nga viti 2016.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll