Sport

VIDEO-SEKSI! Katër futbollistët e rinj të Real Madridit, më 8 nëntor para gjykatës…

Ata tashmë janë akuzuar për publikimin e videove seksuale me një të mitur

21 Shtator 2023, 12:55 Nga DOSJA
VIDEO-SEKSI! Katër futbollistët e rinj të Real Madridit, më

SPANJE - Skandali i zbuluar me videot e seksit në WhatsApp, ku përfshihen katër lojtarë të rinj të Real Madridit, ka hyrë në procedurat ligjore. Sipas gazetës “Marca”, lojtarët konkretë do të jenë në gjykatë për të dëshmuar më 8 nëntor, pasi janë të akuzuar.

Sipas “Europa Press”, gjyqtari do të dëgjojë dy viktimat dhe një dëshmitar pak ditë para se të marrë deklaratat e lojtarëve të Real Madridit. Përveç kësaj, do të bëhet publike përmbajtja nga celularët e katër lojtarëve të përfshirë, gjë që mund të jetë “çelës” për përfundimin e çështjes.

Lajmi vjen, pasi një nga viktimat e supozuara, një vajzë 18-vjeçare, vendosi të flasë hapur për situatën e saj, duke thënë: “Askush nuk do të më bëjë të ndihem keq. Është faji i tyre, ata mendojnë se ndihen të mbrojtur, sepse janë në grup më shumë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll