Aktualitet

“Gratë e motrat ku t’i keni”, Aurel Voda flet pas shkarkimit: Ju kërkoj falje të gjthëve

23 Tetor 2019, 12:15 Nga DOSJA
“Gratë e motrat ku t’i keni”, Aurel Voda flet pas

TIRANË- Aurel Voda, bashkëshorti i zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda, që mbante postin e drjetorit të ISSH, është shkarkuar sot nga detyra. Motivi i shkarkimit ishin sharjet që Voda u bënte qytetarëve në mediat sociale, por duket se për këtë gjë është penduar.

Në një reagim pas shkarkimit, Voda shprhet se u kërkon të gjithëve falje, por shton se treni (qeveria) nuk  mund të ndalet nga njeri duke bërë autoriktikë për veprimet e mëparshme të tij.

REAGIMI I PLOTË

JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.

Si nisi gjithçka…

Dosja.al ishte para e cila vuri në dukje se Aurel Voda, i cili mbante postin e drejtorit të Fondin të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor fliste me një fjalor banal në rrjetet sociale. Komenti i parë i tij në Facebook, i cili më pas u bë viral në rrjet ishte ai për negociatat, ku u shpreh se “nuk i plaste k*** “.

Por nuk u ndal me kaq. Pas dështimit të procesit të negociatave,  Aurel Voda ia nxori gjithë inatin presidentit të Francës Emmanuel Macron. “Në tëçkë të sëçkës Macron!,”-shkruante Voda në një nga grupet e shumta të hapur në Facebook në emër të kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse rrjeti vlonte për të, dy ditë më vonë Voda, po në rrjetet sociale reagoi sërish. Këtë herë iu ktheu një përgjigje portaleve për komentin e tij “më plasi k***”. “Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të syçkës, se folja ‘plasi” është thënë për protestat e opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.”, u shpreh ai ndër të tjera.

Një nga komentet e tij më pikante ishte edhe sharja me ‘libër shpie’ ndaj gazetarëve.  Ndër rreshta, me një gjuhë rruge dhe krejtësisht të patolerueshme, një ditë më parë bashkëshorti i zv/ministres ‘shfryu’ inatin e tij teksa shkruajti se gazetarët që i kanë prishur gjakun këto ditë, u shpreh se janë ‘qelbanikë’. “Iu shkër*ej tan ropt, gratë e motrat ku t’i keni”, u shpreh ndër të tjera ai.

Por nuk u kursye asnjëherë edhe për shqiptarët. Në komentet e tij të fundit me qytetarët ai përdor sërish një fjalor banal.   O b.q., hajde nga afër”, u shpreh ai ndaj një komentuesi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel voda aurel voda kerkon falje shkarkohet nga detyra aurel voda aurel voda aurel voda kerkon falje shkarkohet nga detyra aurel voda

Sondazh

Poll