Virale

“Na plasi ka*i”/ Si tenton të shfaqësohet burri i Rovena Vodës, kapet me opozitën: Dua të qetësoj shpirtin e trazuar…

  • Fillimisht s’i plaste k*ri për negociatat, burri i zv.ministres Voda rregullon fjalorin…por ka dy fjalë për Macron: Vafsh në të sëmës
  • Aurel Voda është shprehur se komentin nuk e kishte për çështjen e negociatave por për protestat e opozitës.
    Featured image of article: “Na plasi ka*i”/ Si tenton të shfaqësohet burri i Rovena Vodës, kapet me opozitën: Dua të qetësoj shpirtin e trazuar… Aurel Voda, burri i Rovena Vodes

    Tiranë- Një ditë më parë Dosja.al evidentoi  një koment të Aurel Vodës, burrit të zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës, i cili në një lajm ku flitej për dështimin e negociatave komentonte:  “Na plasi ka*i”.

    Lajmi vërshoi në rrjet ku nuk munguan edhe kritikat ndaj Aurel Vodës, i cili për më tepër mban edhe një post të rëndësishëm publik, atë të drejtorit të Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor.

    Pak orë pasi lajmi ‘mori dhenë’, erdhi edhe një reagim nga nga vetë burri i zv-ministres.

    “Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të syçkës, se folja ‘plasi” është thënë për protestat e opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.”, shprehet ai ndër të tjera në një reagim në Facebook.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mesa duket Voda po kërkon të shfaqësohet ndaj komentit që në fakt shkaktoi tërmet në rrjet.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment