Aktualitet

Falsifikuan dokumentet për legalizimin e banesës/ Nën hetim zyrtari i Kadastrës dhe pronari në Elbasan (EMRAT)

23 Tetor 2019, 09:48 Nga DOSJA
Falsifikuan dokumentet për legalizimin e banesës/ Nën hetim

Elbasan-Regjistruesi i Kadastrës së Elbasanit Mentor Tola 46-vjeç është nën hetim pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Në hetim është edhe Besnik Gjura, pronari i banesës, për të cilën dyshohet se ka marrë jashtëligjit legalizimin duke falsifikuar dokumentet.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. T., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

B. Gj., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik gjura mentor tola nën hetim zyrtari i kadastrës besnik gjura mentor tola nën hetim zyrtari i kadastrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 21:06

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar. Në një postim në rrjetet s...