Aktualitet

Po transportonin drogë, arrestohet një i ri në Lezhë, një tjetër shpallet në kërkim

23 Tetor 2019, 09:40 Nga DOSJA
Po transportonin drogë, arrestohet një i ri në Lezhë,

Lezhë- Në prangat e Policisë së Lezhës ka një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për kapjen e sasisë prej 6 kg drogë dhe një armë të ftohtë.

Nga Policia është arrestuar K. M., 28 vjeç dhe është shpallur në kërkim A. M., 23 vjeç. 28-vjeçari ishte duke transportuar drogën me makinë, si bashkëpunëtor ishte 23-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sanxhaku”.

Operacioni nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë e ftohtë.

Një shtetas në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Gjatë kontrolleve të shtuara më herët u sekuestrua edhe një pistoletë imituese që e dispononte një 21-vjeçare dhe qarkullonte me të me vete.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Sanxhaku”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K. M., 28 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. M., 23 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra se këta dy shtetas po transportonin me automjet një sasi lënde narkotike, kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Shullaz” duke bllokuar automjetin dhe shtetasin K. M. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi prej rreth 6 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim edhe e shtetasit A. M., si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e K. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Po gjatë kontrolleve të shtuara, në orët e vona të natës Policia kapi dhe procedoi penalisht 21-vjeçarin K. N., banues në Lezhë, i cili qarkullonte me një pistoletë imituese.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit K. M. dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja nda urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” në ngarkim të shtetasit A. M.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu në lezhë arrestohet i riu në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 21:06

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar. Në një postim në rrjetet s...