Aktualitet

Mocioni urgjent! Këshilli i Lombardisë thirrje qeverisë italiane: Bashkëpunoni me Shqipërinë, silleni Alvin Berishën pran

23 Tetor 2019, 10:52 Nga DOSJA
Mocioni urgjent! Këshilli i Lombardisë thirrje qeverisë italiane:

ITALI– Këshilli Rajonal i Lombardisë ka miratuar një mocion që qeveria italiane të ndërhyjë për të kthyer 11-vjeçarin e mbetur në kampin sirian, Alvin Berishën që të kthehet pranë të atit.

Mocioni u propozua nga Paola Romeo, pjesë e Forza Italia, për t’u votuar më pas unianimisht nga i gjithë Këshilli. Ai kërkon që Ministria e Punëve të Jashtme të bashkëpunojë me qeverinë shqipatre për të dialoguar me organet kompetente në Turqi për të bërë të mundur lirimin e të miturit.

“Ishte e pamundur që të mos prekeshe nga një histori e tillë. Ne po flasim për një fëmijë që ka lindur dhe rritur në zonën tonë, duke ndjekur të njëjtin stil jetese si fëmijët tanë. Sot Alvin e gjen veten vetëm në një ish-kamp terrorist, me një luftë tjetër që mund të shkaktojë dëme të mëdha. Institucionet kanë për detyrë të veprojnë, duke bërë që fëmija të kthehet në Itali nga familja e tij. Në fund, ne i kërkojmë qeverisë që të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për t’i dhënë Alvinit të vogël nënshtetësinë italianë, pasi familja e tij është integruar më së miri në zonë,“-tha Romeo në fjalën e saj.

Alvin Berisha, 11 vjeç ka lindur dhe është rritur në Barzago në provincën Lecces, derisa në vitin 2014 (në moshën 6 vjeç) ai u dërgua nga nëna e tij në Siri për ta futur atë në radhët e ISIS. Nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e bombardimve të ndodhura në qytetin e Baghuz.

Nga ana e autoriteteve shqiptare, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u shpreh se rasti po trajtohet me seriozitet. Cakaj tha se ka një gjuhë të kujdesshme për këto çështje, dhe duhet të ruajë koefidencialitetin. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka një urdhër të lëshuar prej tij pasi nuk mund të bëhet një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

Rasti i Alvinit u bë shumë mediatik pas reportazhit të “Le Iene” dhe ka nxitur mjaft reagime të qytetarëve italianë dhe shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje, qeveria shqiptare është shprehur se ka hasur vështirësi në rrugët diplomatike. Ndërsa ambasadori shqiptar në Turqi Gazheli dha dorëheqjen pasi u ‘masakrua’ në komente nga ndjekësit e tij, italianë dhe shqiptarë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet historia e alvin berishes ne siri keshilli rajonal i lombardise mocioni italian per kthimin e alvinit historia e alvin berishes ne siri keshilli rajonal i lombardise mocioni italian per kthimin e alvinit

Sondazh

Poll