Virale

Fillimisht s’i plaste k*ri për negociatat, burri i zv.ministres Voda rregullon fjalorin…por ka dy fjalë për Macron: Vafsh në të sëmës

  • Burrit të zv.ministres Rovena Voda s’i plas k*ri për negociatat, komenti në rrjet
  • Aurel Voda ia nxorri gjithë inatin presidentit të Francës Emmanuel Macron. "Në tëçkë të sëçkës Macron!,"-shkruante ai.
    Featured image of article: Fillimisht s’i plaste k*ri për negociatat, burri i zv.ministres Voda rregullon fjalorin…por ka dy fjalë për Macron: Vafsh në të sëmës Aurel dhe Rovena Voda

    TIRANË– Pasi u shfaq i indinjuar nga vëmendja që kishin marrë negociatat, duket se bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodo, ka ndryshuar mendim.

    Pas dështimit të procesit të negociatave, të cilit edhe pse fillimisht i shau, Aurel Voda ia nxorri gjithë inatin presidentit të Francës Emmanuel Macron. 

    “Në tëçkë të sëçkës Macron!,”-shkruante Voda në një nga grupet e shumta të hapur në Facebook në emër të kryeministrit Edi Rama. 

    Komenti i Aurel Vodës

    Edhe pse nuk duket në kontaktin e parë me fjalinë, Voda është treguar shumë i kujdesshëm duke modifikuar fjalën që vërtetë ka dashur të përdorë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Zakonisht për të përdoret shkurtimi P.S., por nuk ka dashur të rrezikonte që demokratët e rrjetit ta përdorinin sikur bashkëshorti i një prej zyrtareve më të larta të Ramës, ftonte Macron që të linte Francën dhe t’i bashkohej Partisë Socialiste.

    P.S: Aurel Voda aktualisht është drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor…

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment