Aktualitet

“U rrahën me shkopa gome”, Policia prangos 2 persona në Vlorë: Konfliki për motive të dobëta

23 Tetor 2019, 11:36 Nga DOSJA
“U rrahën me shkopa gome”, Policia prangos 2 persona në

VLORË- Dy persona janë arrestuar dhe  dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Vlorë.

Sipas një njotimi nga Policia, mësohet se mbrëmë në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, të arrestuarit kishin përdorur dhe shkop gome për të dhunuar njëri-tjetrin.

Pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit, Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe procedon në gjendje të lirë 2 të tjerë. Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti ndërmjet njëri-tjetrit për motive të dobëta, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.M., 42 vjeç pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka përdorur shkop gome, në cilësinë e armës së ftohtë.Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Gjithashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L dhe Xh.A për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M”, shkruan Policia në një njoftim.

Po ashtu gjatë ditës së sotme një tjetër person është arrestuar, pasi akuzohet se ka thyer urdhrin e mbrotjes dhe ka dhunuar prindërit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh.H., 26   vjeç, banues në Vlorë për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka thyer Urdhërin e Mbrojtjes të dhënë nga Gjykata dhe është futur në banesën e prindërve të tij (49 vjeçe dhe 51 vjeç) duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme”, shkruhet në një njoftim të bluve të Vlorës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona lagjia lef sallata policia vlore shkop gome arrestohen 2 persona lagjia lef sallata policia vlore shkop gome

Sondazh

Poll