Aktualitet

Makina doli nga rruga e u përplas me pemën, humb jetën një shqiptar, tjetri në gjendje të rëndë (FOTO+VD)

23 Tetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Makina doli nga rruga e u përplas me pemën, humb jetën një

ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas mediave italine, mësohet se  makina me të cilën po udhëtonin dy shokët doli nga rruga dhe u përplas për një pemë. Përplasja ishte shumë e fortë, pasi i mori jetën shofeirt dhe makina u shkatërrua plotësisht.

Më tej mediat në vend shkruajnë se viktima është Shendri Caushi, 32 vjec, ndërsa shqiptari tjetër V.A, 34-vjec, u dërgua me urgjencë në gjendje shoku në spital.

Aksidenti ka ndodhur në provincën e Teramos, në Itali. Nuk ka ende detaje për shkakun e aksidentit, por dyshimet e para janë ose për shkak të mjegullës së dendur që i ka vështirësuar pamjen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali shendri caushi vdes shqiptari ne itali aksident ne itali shendri caushi vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll