Sport

Nisin sot rrugëtimin gjigandët e Europa League, spikat Liverpool, Roma, Ajax, por edhe lojtarët kuqezi! (TABELA)

Jose Mourinho kërkon që të ngrejë lart trofeun pasi dështoi sezonin e kaluar pikërisht ndaj Sevilla-s, mjeshtre të këtij kompeticionit, tanimë me Lukakun në sulm dhe Dybalën në formë portugezi synon të rikthehet sërish në finale teksa nis rrugëtimin nga përballja me Sherif Tiraspol.

21 Shtator 2023, 11:27 Nga DOSJA

Nisin sot rrugëtimin gjigandët e Europa League, spikat Liverpool,

ANGLI - UEFA Europa League nis një sezon të ri që premton emocione e spektakël këtë të enjte. Kompeticioni kontinental në këtë edicion të ri, sjell emra të mëdhenj, pesha të rënda dhe shumë ambicie për të ngritur lart trofeun, me skuadra si Liverpool, Ajaksi, Marseja apo Roma që nisin një fushatë më synimin për të shkuar deri në fund.

Këtë të enjte spikat beteja e peshave të rënda në grupin B, dy skuadra që kanë fituar Championsin përplasen kokë më kokë me Ajaksin që pret Marsejën në një sfidë që premton shkëndija.

Gjigantët holandezë me një histori plot lavdi në Europë ku kanë fituar plot 8 trofe të Uefas, presin Marsejën që fitoi edicionin e parë të formatit aktual të Championsit në sezonin 1992-1993 dhe që atë herë kanë shkuar 3 herë në finalet europiane.

Një rikthim i madh është ai i Liverpoolit, u bënë 8 vjet që nga hera e fundit që Liverpool luante në fazën e grupeve të Europa League, dhe të kuqtë do të synojnë të bëjnë më mirë këtë herë se radhën e fundit kur humbitnin 3-1 finalen e 2015-2016 përballë Sevillas në Bazel.

Ata kanë një fillim intrigues këtë të enjte në Grupin E teksa udhëtojnë drejt Austrisë për tu përballur me LASK Linz. Ajo disfatë e hidhur me Sevillan në finale erdhi gjatë sezonit të parë të Jurgen Klopp në drejtim, me gjermanin që synon të shkojë sërish deri në fund.

Një tjetër specialist i finaleve europiane, Jose Mourinho kërkon që të ngrejë lart trofeun pasi dështoi sezonin e kaluar pikërisht ndaj Sevilla-s, mjeshtre të këtij kompeticionit, tanimë me Lukakun në sulm dhe Dybalën në formë portugezi synon të rikthehet sërish në finale teksa nis rrugëtimin nga përballja me Sherif Tiraspol.

Kështu Berat Gjimshiti ka një tjetër sfidë me Poloninë, këtë herë me Atalantën e tij që pret kampionët e Polonisë, Rakow, në të njëjtën orë Qazim Laçi me Spartën e Pragës ndeshen me Arisin.

Ndërsa Ernest Muçit do të zbresë në fushë me Legian e Varshavës përballë anglezëve të Aston Villa, në Azerbajxhanin e largët ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha me Qarabag përballet me Molden.

NDESHJET E SOTME

Nisin sot rrugëtimin gjigandët e Europa League, spikat Liverpool,

Nisin sot rrugëtimin gjigandët e Europa League, spikat Liverpool,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll