Sport

VIDEO/ Iraniania me aftësi të kufizuara që pikturon vetëm me këmbë, i dha Ronaldos portretit e tij. Edhe Messi është idhull i saj...

32-vjeçarja Fatimah ka një paaftësi prej 85%, ajo pikturon me këmbë që në fëmijëri dhe është një fanse e madhe e futbollit.

21 Shtator 2023, 10:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Iraniania me aftësi të kufizuara që pikturon vetëm me

IRAN - Një nga ëndrrat e jetës së Fatimah Haminit ishte të takonte Cristiano Ronaldon.  Kjo ëndërr u realizua pak ditë më parë në Teheran. Superylli portugez i futbollit vizitoi Iranin për një ndeshje me Al Nasr dhe u takua edhe me Fatimah. 

Kush është Fatime? Ajo është 32 vjeç dhe piktore iraniane me 85% invaliditet. Vajza që ka lindur me një problem të rëndë në gjymtyrë, ka dashur të vizatojë që në moshë të vogël. 

Asaj i pëlqen shumë futbolli dhe prej vitesh bën portrete futbollistësh. Të preferuarit e saj janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. 

VIDEO/ Iraniania me aftësi të kufizuara që pikturon vetëm me

VIDEO/ Iraniania me aftësi të kufizuara që pikturon vetëm me

Ajo pati rastin kësaj here ta takonte Ronaldon dhe t'i dhuronte portretin e tij dhe piktura të tjera që i kishte pikturuar me këmbën e djathtë. Fatimah e priti me ankth portugezin dhe kur ai e pa u turr drejt saj, e përqafoi dhe e puthi.  Sigurisht që i ka dhuruar edhe një fanellë! 

Paaftësia fizike e Fatimah e lejon atë të vizatojë vetëm me këmbën e saj të djathtë.  Megjithatë ajo nuk dorëzohet. 

VIDEO/ Iraniania me aftësi të kufizuara që pikturon vetëm me

“Dua të bëhem aq e famshme, sa të gjithë ata që vijnë në Iran, të vijnë tek unë dhe të shohin punën time”, tha Fatimah, e cila gjithashtu ka bërë një portret të Charlie Chaplin, disa vite më parë. 

Piktorja kishte shkuar më pare për të parë La Ligën spanjole, kur Ronaldo dhe Messi luanin atje dhe i kishte dërguar disa skica. Ajo është e njohur në vendin e saj dhe ka 184.000 miq në Instagram. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll