Sport

Messi largohet pas 37 minutash nga fusha ndaj Torontos, shqetësohen te Inter Miami...

Lionel Messi viktimë e problemeve muskulare në ndeshjen, gjatë natës nga e mërkura në të enjte.

21 Shtator 2023, 11:11 Nga DOSJA
Messi largohet pas 37 minutash nga fusha ndaj Torontos, shqetësohen te

SHBA - Një pengesë për Lionel Messin? Kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë te Inter Miami për shkak të largimit nga fusha e sulmuesit argjentinas, pas vetëm 37 minutash gjatë ndeshjes së kampionatit të MLS, natën e së mërkurës ndaj të enjtes kundër FC Torontos. Skuadra nga Florida fitoi 4-0.

Messi u shfaq mjaft i pakëndshëm në fushë, pa ritëm dhe më pak prekës se zakonisht në gjysmë ore të kaluar në fushë. Kjo e shtyu trajnerin e skuadrës së Floridës, argjentinasin “Tata” Martino, ta nxirrte pa pritur as pushimin. Para ndeshjes, ky i fundit kishte sqaruar se Messi vuante nga lodhja e muskujve, e cila ishte arsyeja për të mos rreshtuar ndaj Atlantës (2-5), të shtunën e kaluar.

Pasi ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje me Inter Miami në një muaj e gjysmë, shtatë herë “Topi i Artë” duket se po ka probleme fizike. Në fakt, ai luajti vetëm një nga dy ndeshje me kombëtaren e Argjentinës gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar. Golashënuesi vendimtar kundër Ekuadorit (1-0) më 8 shtator në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, “Pleshti” e ndoqi ndeshjen në Bolivi (3-0) nga jashtë katër ditë më vonë.

Dalja e hershme e Lionel Messit ndaj Torontos padyshim që shqetëson stafin e Inter Miami, aq më tepër që edhe Jordi Alba u largua shumë herët nga fusha (minuta e 34-t).  “Ne do ta vlerësojmë situatën dita-ditës, por nuk bëhet fjalë për të larguar Messin, nëse ai është në gjendje të mirë”,-  deklaroi “Tata” Martino në fund të ndeshjes.

Numri 10 argjentinas me siguri nuk do të startojë në derbin e Floridës kundër Orlando City më 25 shtator, për të pasur të gjitha shanset për të qenë në dispozicion për finalen e Open USA Cup, më 28, pastaj për katër ndeshjet e fundit të sezonit MLS, vendimtare për një kualifikim të mundshëm në “play-off”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll