Sport

Ballkani nis sot aventurën e dytë në grupe në Conference League!

Ndërkohë kjo histori vazhdon për trajnerin nga Tirana Ilir Daja i cili po punon mjaft mirë në Suharekë dhe për të dytin vit i ka çuar në fazën e grupeve

21 Shtator 2023, 11:19 Nga DOSJA
Ballkani nis sot aventurën e dytë në grupe në Conference

KOSOVE - Skuadra e Ballkanit është nisur për në Çeki ku do të nisë fazën e grupeve në Uefa Conference League. Ndeshjen e parë, Ballkani do ta luaj nesër kundër Plzenit që do të nisë nga ora 21:00. Kjo është hera e parë që Ballkani ndeshet me Plzenin, ndonëse vendasit cilësohen si favorit kryesor. Ballkani shkroi historinë në futbollin kosovar duke u kualifikuar për herë të dytë rresht në një garë evropiane.

Ndërkohë kjo histori vazhdon për trajnerin nga Tirana Ilir Daja i cili po punon mjaft mirë në Suharekë dhe për të dytin vit i ka çuar në fazën e grupeve, një histori e padëgjuar më parë nga ky qytet i vogël i Kosovës.

Përveç skuadrës çeke, në grup me skuadrën e Ballkanit në këtë raund do të jetë edhe Dinamo e Zagrebit dhe Astana e Kazakistanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll