Sport

VIDEO/ Benfica, skuadra e parë në Champions League me një lojtar të përjashtuar dhe dy penallti kundër në 15 minuta...

Skuadra portugeze bëri histori negative në ditën e pare të Champions League

21 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Benfica, skuadra e parë në Champions League me një lojtar

PORTUGALI - Benfica hyri në historinë e Champions League për arsyet më të këqija. Në humbjen kundër Salzburgut, ‘Reds’ e Lisbonës u bënë ekipi i parë me një lojtar të përjashtuar (António Silva) dhe dy penallti kundër në 15 minutat e para të një ndeshjeje.

Në minutën e 3-të, Konate nga pika e bardhë e humbi penalltinë e parë, ndërsa Simic në minutën e 15-të nuk gaboi dhe shënoi golin e parë. Më pas Gloukh, në minutën e 51-të, shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren befasuese 2-0 të Salzburgut.

Interesant është fakti se, austriakët kishin përfituar tashmë edhe nga tre penallti në pjesën e parë, pak më shumë se dy vjet më parë, kur vizituan Sevillen. Karim Adeyemi (tani te Dortmund) humbi të parën në minutën e 13-të, Sucic e shndërroi të dytin në gol në të 21-tën dhe më pas humbi të tretën në të 37-tën. Ndeshja, atëhere në raundin e parë të Grupit G, përfundoi në barazim 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll