Sport

Mourinho nuk nënvlerëson askënd, por ai ende e kujton humbjen ndaj Ludogorets

“Ende nuk e kam harruar që kemi humbur nga Ludogorets sezonin e kaluar”, thotë trajneri i Romës

21 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
Mourinho nuk nënvlerëson askënd, por ai ende e kujton humbjen

ITALI - Skuadra e Romës nis të enjten pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League, ku “ujqërit” romanë do të kenë si kundërshtarë të parë moldavët e Sherif Tiraspolit. Verdhekuqtë italianë do të luajnë në transfertë dhe Jose Mourinho tha se nuk i nënvlerëson ndeshjet në terren të huaj.

Roma arriti në finalen e Evropa League sezonin e kaluar, duke e humbur trofeun ndaj Sevillas në goditjet e penalltive. Trajneri kujton disa dështime të “ujqërve” jashtë shtëpisë në Europë, përfshirë edhe humbjen ndaj Ludogorets.

“Është një sezon ndryshe nga i kaluari, një kompeticion ndryshe. Gjithashtu do të vazhdoj të them se ne nuk e humbëm atë finale në Budapest. Sa herë që njerëzit flasin me mua për këtë, unë do t'u them se nuk jemi mundur nga Sevilla”,- thotë Jose Mourinho.

“Me këtë në mendje, sot e nisim nga e para dhe synimi ynë është kualifikimi në fazën tjetër. Vitin e kaluar e nisëm grupin me një disfatë, gjë që i vështirësoi gjërat. Ne duhej të kalonim në “play-off”, kështu që fitimi i grupit padyshim do të kishte një rëndësi të madhe”, vazhdoi portugezi.

“Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët tanë. Ende nuk e kam harruar që humbëm kundër Ludogorets sezonin e kaluar dhe dy vjet më parë humbëm 1-6 në një ndeshje që duhet ta kishim fituar, kështu që nuk është kurrë e lehtë të luash jashtë shtëpisë në Evropë”,- pranoi Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll