Sport

Jeta e dyfishtë e një ylli të madh futbolli. Bashkëshortja e tij e zbuloi tradhëtinë vite më vonë: "Dhimbja ishte e madhe"...

“Tradhëtia më lëndoi shumë”,- thotë ish-bashkëshortja e Gianluigi Buffon, Alena Seredova. Vite më vonë, ish-modelja çeke zbuloi një fakt të pakëndshëm nga jeta e portierit të famshëm. Miqtë fshehën gjithçka prej saj për një kohë të gjatë.

20 Shtator 2023, 17:00 Nga DOSJA

Jeta e dyfishtë e një ylli të madh futbolli. Bashkëshortja e

ITALI - “Unë ndalova së takuari”, - kujton ajo me keqardhje. Rrëfimi i saj është një gërvishtje e madhe në imazhin e bukur të portierit legjendar, të dashur nga miliona fansa.

Gianluigi Buffon është legjenda e padiskutueshme e futbollit italian. 45-vjeçari, i cili zyrtarisht i dha fund karrierës në gusht të këtij viti, prej vitesh u konsiderua si një profesionist i madh, një nga më të mirët në profesionin e tij. Ai luajti deri në 176 ndeshje për kombëtaren italiane. Ai gjithashtu luajti me sukses për Parman, Juventusin dhe PSG. 

Sidoqoftë, rezulton se biografia e tij nuk është aq e përsosur sa dukej. Në një intervistë për “Harper's Bazaar”, ish-bashkëshortja e tij Alena Seredova zbuloi diçka që mund të jetë një e metë e madhe në imazhin e tij.

Buffon dhe Seredova ishin çift nga 2005 deri në 2014. Ata u martuan vetëm në vitin 2011 dhe patën edhe dy fëmijë. Pas nëntë vitesh, Seredova zbuloi pse lidhja e tyre u prish.  Mësohet se futbollisti po mashtronte dhe miqtë e tij i dinin të gjitha. 

“Unë shkova në stadium për ta mbështetur dhe të gjithë e dinin tradhëtinë. Të gjithë të ashtuquajturit miq dhe të njohurit e mi të futbollit, më në fund më thanë se ata e dinin për lidhjen...

Unë nuk i shikoja më. Sot, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës, mund të them vetëm faleminderit, por në atë kohë isha shumë nervoze”,- tha Seredova.

Edhe para se të ndahej me Seredova, portieri i famshëm ishte në lidhje me prezantuesen televizive Ilaria D'Amico, me të cilën është ende i lidhur. Lajmi për këtë ishte tronditës për çeken.  “Dhimbja ishte e madhe. Tradhëtia më lëndoi shumë”,- pranoi ajo.

Pse vendosi ta bënte një rrëfim të tillë vetëm tani Seredova? “Unë nuk jam nga ata që kërkojnë hak, por as që harrojnë”,- u përgjigj ajo. Modelja çeke gjithashtu shtoi se nuk kishte ndërmend të kritikonte publikisht ish-bashkëshortin e saj. “Përndryshe, djemtë e mi sot mund të lexojnë të këqijat që ka thënë nëna për babanë e tyre. Jam e bindur që nuk duhet ta bëj kurrë këtë edhe nëse plaga është e thellë”, shpjegoi ajo.

Ndërkohë mësohet se edhe Seredova ka gjetur një partner të ri, Alessandro Nasi, me të cilin u martua së fundmi. “U dashuruam me njëri-tjetrin dhe ndihemi mirë bashkë.  Bilanci i tre muajve të parë të martesës? Nuk ka ndryshuar shumë në shtëpi, kemi kohë që jetojmë bashkë. Por ne ende flasim si miq”, thotë ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll