Politike

Indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, Ministri i Financave: Përfitojnë mbi 767 mijë pensionistë nga të gjitha kategoritë

Me anë të një postimi në Facebook, Mete shkruan se nga data 1 tetor mbi 767 mijë penionistë nga të gjitha kategoritë do të përfitojnë rritjen e pensioneve. 

20 Shtator 2023, 18:00 Nga I.A
 
Indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, Ministri i Financave:
Ervin Mete

TIRANË- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin mete ka deklaruar se në tetor do të bëhet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%. Me anë të një postimi në Facebook, Mete shkruan se nga data 1 tetor mbi 767 mijë penionistë nga të gjitha kategoritë do të përfitojnë rritjen e pensioneve. 

Postimi i Metes:

Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku vendimi i parë pas marrjes së kryesimit ishte miratimi i indeksimit të pensioneve. Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë penionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%. Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët.

ervin mete

Sondazh

Poll