Politike

A do të ketë një bashkëpunim me Bashën?/ Meta: Të gjejë fillimisht veten në raportin e tij me Ramën

Meta tha se cilido që bashkëpunon në çdolloj forme dhe mënyre me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opozitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij.

20 Shtator 2023, 12:02 Nga r.ll
A do të ketë një bashkëpunim me Bashën?/ Meta: Të
ilir meta

TIRANË-  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media është pyetur se nëse do të kishte një bashkëpunim mes tij dhe Lulzim Bashës.

Meta u shpreh se fillimisht Lulzim Basha do duhet të gjejë vetën në raport me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij. Ai tha  se cilido që bashkëpunon në çdolloj forme dhe mënyre me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opozitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij.

"Cilido që bashkëpunon me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opzoitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij.”“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda të gjithë opozitës për një opozitë gjithëpërfshirëse përballë një regjimi që investimin më të madhe ka bërë në përçarjen e opozitës dhe përpjekjen për ta paralizuar atë, pa asnjë diskutim që këtë e ka secili vetë në dorë duke gjetur veten në raport me Ramën dhe qeverinë e tij.

Kështu që cilido që bashkëpunon në çdolloj forme dhe mënyre me qeverinë për t’i shërbyer asaj si një zgjatim i saj në kampin opozitar dhe për të bërë opozitën e opzoitës së vërtetë ka bërë zgjedhjen e tij. Secili e ka patur mundësinë për të treguar nëse është në opozitë me këtë regjim apo është në nivelin e tij.”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

ilir meta

Sondazh

Poll