Politike

Celibashi thirrje partive politike: Nisni punën për Reformën Zgjedhore, të dëgjohet zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë

Celibashi tha se është e nevojshme të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet që partitë politike të kenë të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

20 Shtator 2023, 11:49 Nga r.ll
Celibashi thirrje partive politike: Nisni punën për Reformën
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi në deklaratën e tij për mediat iu ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore.

Celibashi tha se është e nevojshme të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet që partitë politike të kenë të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

“Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore. Pol shqiptare të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë. Ka nevojë të dëgjohet zëri i KQZ, por edhe aktorëve të tjerë jashtë politikë. Do duhet që të mos kenë vetëm partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe treta. Kjo është domosdoshmëri, shpresoj të ndryshojë në të ardhmen”, tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll