Politike

Përse nuk votohet elektronikisht në Kukës? Celibashi: S'kishim kohë!

Celibashi tha se koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur këtë proces, ndërsa shtoi se është eksperimentuar mjaft.

20 Shtator 2023, 11:31 Nga A.B
Përse nuk votohet elektronikisht në Kukës? Celibashi:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme nga gazetarët, për mundësinë që pajisjet e votimit elektronik që u përdorën në zgjedhjet e kaluara në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, të përdoren dhe në bashkinë e Kukësit. Celibashi tha se koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur këtë proces, ndërsa shtoi se është eksperimentuar mjaft.

"E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera", tha Celibashi. 

zgjedhje ne kukes ilirjan celibashi

Sondazh

Poll