Politike

“Rrugët me Rusinë të ndara”, Igli Hasani: Marrëdhëniet mes dy vendeve mund të rikuperohen vetëm nëse populli vendos qeveri tjetër

Po ashtu ai theksoi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë, mund të rikuperojnë vetëm nëse populli rus vendos të zgjedhje një tjetër qeverisje.

19 Shtator 2023, 20:58 Nga I.A
“Rrugët me Rusinë të ndara”, Igli Hasani:
Igli Hasani

SHBA- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka komentuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Abc News, Hasani u shpreh se Shqipëria me Rusinë ka qenë e ndarë prej kohësh

“Unë mendoj se ne kemi qënë të ndarë me Rusinë, prej shumë kohësh. Të ndarë ideologjikisht në dekadat në të cilat kemi qenë të qartë në udhëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Dhe momentet në të cilat jemi përpjekjur të flasim apo të diskutojmë kanë qenë thjesht përpjekje për të treguar se vlerat tona më të rëndësishme janë, krijimi i një demokracie liberale bazuar në ekonominë e tregut dhe sundimin e ligjit. Vlera që vende si Rusia dhe disa të tjerë nuk i ndajnë me ne. Ne kemi kryer detyrën si kryesues të OSBE, po kryejmë detyrën si anëtarë të Këshillit të Sigurimit, por jemi të qartë që rrugët janë thellësisht të ndara” tha ai.

Po ashtu ai theksoi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë, mund të rikuperojnë vetëm nëse populli rus vendos të zgjedhje një tjetër qeverisje.

“Zgjidhja diplomatike mbetet në tavolinë, është tërheqja e Rusisë. Rusia duhet të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar”, tha Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll