Politike

Tryeza e tretë e përbashkët mes Berishës dhe Bardhit, ja deputetët që e ndoqën mbledhjen online (EMRAT)

Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha i bëri thirrje kuksianëve që të marrin pjesë ditën e dielë në zgjedhje, në mënyrë që me votën e tyre të ndryshojnë sistemin. 

19 Shtator 2023, 14:25 Nga r.ll
Tryeza e tretë e përbashkët mes Berishës dhe Bardhit, ja
foto nga mbledhja

KUKËS-Deputetë të opozitës, kanë mbajtur sot në Kukës tryezën e tretë të përbashkët me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Jorida Tabaku, Dash Shehi, Agron Shehaj, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Luan Baçi, Zheni Gjergji,  Vangjel Dule,  Agron Gjekmarkaj, ishin deputetët që e ndoqën online mbledhjen e sotme.

Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha deklaroi për gazetarët se takimi i sotëm me grupin e Bardhit, ishte shumë i frytshëm dhe gjithashtu i bëri thirrje kuksianëve që të marrin pjesë ditën e dielë në zgjedhje, në mënyrë që me votën e tyre të ndryshojnë sistemin. Deputeti Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhjen e sotme kanë kërkuar që të ringrejnë komisionin për Reformën Zgjedhore. 

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll