Politike

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Bardhi: SHBA dhe BE më kanë njoftuar, duhet proces transparent

Bardhi u shpreh se duhet të jetë një proces transparent dhe kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit, ka ardhur pas një shqetësimi të ngritur nga SHBA dhe BE.

19 Shtator 2023, 14:53 Nga I.A/F.I
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Bardhi: SHBA dhe BE më kanë
Gazment Bardhi

KUKËS- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja i kanë dërguar një shkresë grupit parlamentar të PD-së dhe PS-së ku i kanë kërkuar ndërveprim për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në një deklaratë për mediat, Bardhi ka theksuar se ambasada e SHBA-së në një letër dërguar atij, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, duke i shprehur shqetësimet në lidhje me mos zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Po ashtu Bardhi ka theksuar se duhet të jetë një proces transparent dhe jo një zgjedhje duke ngrënë pica në një nga sallat e Kuvendit.

"Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e zgjedhjes se avokatin e popullit. Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik. Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve. Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, tha ai.

gazment bardhi pd 19 shtator

Sondazh

Poll