Politike

Rama takim me ministrin e Jashtëm arab: Folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri

Rama shkruan se gjatë takimit ishte folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si dhe për vizitën në Tiranë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

19 Shtator 2023, 12:31 Nga r.ll
Rama takim me ministrin e Jashtëm arab: Folëm për finalizimin e
edi rama me ministrin e jashtem arab

SHBA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjatë takimit ishte folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si dhe për vizitën në Tiranë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

POSTIMI I PLOTË:

New York - Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.

 

edi rama

Sondazh

Poll