Politike

EMRAT e deputetëve të opozitës/ Ngritja e komisionit hetimor, Bardhi: Do ndalojmë favorizimin e vjedhjeve nga Rama

Bardhi tha se janë caktuar edhe emrat.

19 Shtator 2023, 14:18 Nga A.B
EMRAT e deputetëve të opozitës/ Ngritja e komisionit hetimor,
Gazment Bardhi

KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhjen e deputetëve kanë kërkuar që të ringrejën komisionin për Reformën Zgjedhore. Bardhi tha se janë caktuar edhe emrat që do marrin pjesë në këtë komision. 

"Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit hetimor që të propozoj projektvendimin për këtë reformë, bashkëkryetar është caktuar  Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama"- tha Bardhi.

gazment bardhi pd 19 shtator 2023

Sondazh

Poll